1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pret ambasadorin çek, përmend punën ndaj Kosovës gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ditën e sotme në takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.

Pasi u takuan zyrtarisht për herë të parë në pritjen e ambasadës çeke me rastin e 105-vjetorit të Festës Kombëtare të 28 tetorit të vitit 1918, takimi i sotëm rastisi në një datë tjetër historike për Çekinë, atë të “Revolucionit të Kadifenjtë” të 17 nëntorit 1989.

“Kosova dhe Republika e Çekisë, ngritën nivelet përkatëse të përfaqësimit në atë më të lartë, të ambasadorëve me të drejta të plota. Ky hap është një dëshmi e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të ndërtuara mbi angazhimin tonë të përbashkët për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Mazanek diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale duke theksuar gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, shkëmbimet tregtare, siguria dhe mbrojtja, diplomacia parlamentare e kultura.

Si një përkrahëse e madhe e rajonit, Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së gjatë vitit të kaluar ka qenë ndër më të suksesshmet. Vendet e rajonit avancuan në rrugën e tyre drejt BE-së, përfshirë Kosovën e cila arriti të ketë vendimin politik dhe konsensusin e shteteve anëtare mbi liberalizimin e vizave si dhe zyrtarisht dorëzuam dhjetorin e kaluar në Pragë aplikimin tonë për anëtarësim në BE.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

Në këtë takim, thuhet se kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës në objektivat strategjikë të vendit siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe marrja e statusit të vendit kandidat për avancim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img