2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

VV e fajëson Ramën për anulimin e seancës së Kuvendit Komunal

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të paligjshëm dhe të parregullt, anulimin e seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Sipas Grupit të Asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, kjo ndodhi me urdhër të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Në konferencë për media, kryetari i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se pozita e dështoi seancën të cilën vetë e ka ftuar.

Tutje, ai shtoi se “koalicioni LDK-PDK është i interesave të ngushta, të grupeve të caktuara të cilat kur nuk përputhen krijojnë bllokadë”. Sipas tij, koalicioni qeverisës e lëshoi sallën me urdhër të kryetarit Përparim Rama.

Ai tregoi se cilat kanë qenë pikat që do të duhej të diskutoheshin në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, për çka tha se po humbin qytetarët e kryeqytetit.

“Anulimi i kësaj seance është i paligjshëm dhe i parregullt… Ndodhi me intervenim të kryetarit Rama”, tha ai./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img