9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshime në Qeverinë Kurti, Avni Zogiani dhe Resul Makreshi me pozita të reja në ekzekutiv

Në Qeverinë e Kosovës dy zëvendësministrave u janë ndryshuar dikasteret.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Resul Makreshi do të kenë pozita të reja në ekzekutiv.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, vijon tutje njoftimi i Kryeministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img