Në Prishtinë është duke u mbajtur një aktivitet solidarizues me Palestinën.
Në këtë aktivitet u panë të pranishëm një numër i vogël i qytetarëve.
Ndryshe sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të drejtat humanitare njoftoi sot se epidemitë dhe kriza e urisë duken të pashmangshme pas javësh sulmesh izraelite në Gaza.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, paralajmëroi, pas vizitës së tij në Lindjen e Mesme, për seriozitetin e situates.
Mungesa e karburantit do të shkaktojë një katastrofë në të gjithë Gazën, do të çonte në kolapsin e sistemeve të ujërave të zeza, kujdesit shëndetësor dhe në fund të shpërndarjes së ndihmës humanitare, tha ai.