3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Alban Ajdini shprehet i lumtur që është pjesë e Kosovë, flet edhe për përballjen me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Hajvali para udhëtimit për në Bazel, ku të shtunën do të përballet me Zvicrën, në ndeshjen e parafundit në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024.

Ndonëse me gjasa të vogla për kualifikim, matematikisht Dardanët ende janë në lojë për të siguruar një biletë për Evropianin që do të mbahet në Gjermani, pas barazimit të mbrëmshëm të Zvicrës me Izraelin, por për t’i arritur këtij qëllimi përveçse duhet fituar dy ndeshjet e fundit, duhet që Zvicra dhe Izraeli të mos fitojnë pikë ndaj Rumanisë. 

Pas seancës stërvitore, Alban Ajdini është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Dardanëve. 

“Është një ndjenjë shumë e mirë. Jam shumë krenar që jam pjesë e Kosovës dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Pritja? Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, stafi po ashtu dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Fitorja me Izrealin? Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, djemtë kanë qenë të motivuar dhe anë bërë lojë shumë të mirë. Zvicra? Do të jetë ndeshje e vështirë, do të ketë shumë shikues. Do të jenë shumë shqiptarë aty por na pret një sfidë shumë e vështirë”, tha Ajdini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img