7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Keni vjedh mbi 100 milionë euro me Martin Berishajn”, “Turpi ju mbuloftë”, përplasje mes Tahirit dhe Ministres Hajdari

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

“I keni vjedh mbi 100 milionë euro me Martin Berishajn. Ka abuzime të jashtëzakonshme në Ministri. Ja keni shkurtu buxhetin Prokurorisë së Shtetit. Jeni duke i gjymtu institucionet e drejtësisë”, tha Tahiri në Kuvend.

“Kurrë nuk është vjedh buxheti i shtetit qysh është vjedh në energji”.

“Për me fol për konfiskim, ajo është marre. Kjo është turp që do t’ju ndjek gjatë juve”, u shpreh ai.

Ministria Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi deputeti Abelard Tahiri akuzoi Qeverinë Kurti për vjedhjen e buxhetit të shtetit.

“I nderuar deputet juve duhet me ju ardh turp, turp, turp për shpifjet që po i bënë. Gjejeni evidencën e plotë kur unë diçka kam vjedhë. I pandershëm. Ju keni vendos ligjin për masat e përkohshme për produktet bazë në Gjykatën Kushtetuese. Turpi duhet të ju mbulojë”, tha ministrja Hajdari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img