Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë mbërritur në Moldavi, ku nesër do ta kenë një nga sfidat vendimtare.
Ndeshja nis nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin “Zimbru” .
Njoftimin u bë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në mes e ekspeditës është edhe kreu i FSHF-së Armando Duka.
Atmosferë tejet pozitive po mbretëon në kampin “Kuq e Zi”.
“Kuqezinjve” do t’i mjaftonin veç një pikë për ta prerë biletën për në “EURO 2024”, që vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.