3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i diskuton me kryetarët e 15 komunave perëndimore për perspektivën e të rinjve

Kryetarë komunash, drejtorë të drejtorive të kulturës dhe përfaqësues të pakicave të Kosovës perëndimore, të mërkurën kanë zhvilluar një takim në Kampin Villaggio Italia në Pejë.

Takimi u drejtua nga kolonel Gabriele Vacca, komandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, dhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, transmeton Klankosova.tv.

Ky takim, sipas njoftimit nga KFOR-i, synoi të lehtësonte dialogun lidhur me perspektivën e të rinjve në Kosovë.

Në takim thuhet se u theksua dëshira për të përmirësuar mundësitë e punësimit dhe rritjes së të rinjve, duke i inkurajuar ata që të ndjekin karrierën e tyre në Kosovë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Pjesëmarrësit, përfshirë ish-drejtorin e Caritas-it venecian, drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të komunave, drejtorin rajonal të OSBE-së, prorektoren e Universitetit të Pejës dhe të tjerë, kontribuuan me njohuri të rëndësishme në lidhje me këtë çështje.

Ky takim u tha se ka qenë një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së bashkëpunimit për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për të rinjtë e Kosovës.

“Komanda Rajonale Perëndimore e Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vazhdon të kontribuojë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img