2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Franca lëshon urdhër arrest për Bashar al-Assadin e Sirisë

Franca ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëpunim në krimet kundër njerëzimit në sulmet kimike në vitin 2013.

Kështu i thanë të mërkurën Agence France-Presse (AFP) një burim gjyqësor dhe paditësit në këtë çështje.

Burimi gjyqësor i tha kësaj agjencie se Assadi dyshohej gjithashtu për bashkëpunim në krime lufte për sulmet, për të cilat opozita fajësoi regjimin, që vranë më shumë se 1,400 njerëz pranë Damaskut në gusht 2013.

Urdhërarrestet ndërkombëtare u lëshuan gjithashtu për arrestimin e vëllait të Asadit, Maherit, shefit de fakto të një njësie elitare ushtarake siriane dhe dy gjeneralëve të forcave të armatosura, transmeton Klankosova.tv.

Njësia e gjykatës së Parisit e lidhur me krimet kundër njerëzimit ka hetuar sulmet kimike që nga viti 2021. Franca pretendon juridiksionin mbarëbotëror për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img