2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pret ambasdorin e ri shqiptar, flet për forcim të marrëdhënieve

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Duke e përgëzuar ambasadorin për detyrën e re, Kurti vlerësoi “marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë”.

Siç njofton ZKM, ata biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.

“Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë”.

Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, thotë ZKM.

Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.

Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img