-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Policia ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje, për të cilat raste, dy persona janë arrestuar.

Sipas policisë, një person në Fushë Kosovë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në Podujevë, policia ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

“Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gllogoc, ku një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë te rregullt”, tha policia.

Më tej, policia bëri të ditur se në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se disa muaj më parë kishte pasur dhunë fizike nga ish bashkëshorti i saj, ndërsa në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, për dhunë në familje një tjetër person ka përfunduar në pranga në Prishtinë, pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Të dyshuarit i është sekuestruar një armë për të cilën i dyshuari posedonte leje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img