4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak pas Beogradit kthehet në Bruksel takon kryediplomatin e Malit të Zi – ka një koment për qeverinë e re në Podgoricë

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Bruksel me ministrin e ri të jashtëm të Malit të ZI, Filip Ivanoviq. Para kësaj Lajçak ishte në një vizitë zyrtare në Beograd.

E për takimin me kryediplomatin e Malit të Zi, Lajçak ka thënë se ”Qeveria e Re e Malit të Zi është e fortë dhe me agjendë evropiane”.

”Përshëndeta sonte në Bruksel ministrin e ri të Malit të Zi, Filip Ivanović. I kënaqur të shoh që Mali i Zi ka një qeveri të fortë me një agjendë pro-BE në një moment vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Shpresoj se Mali i Zi do ta kapë këtë vrull unik”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të anëtarëuara në Bashkimin Evropian.

Shpesh ka samite Ballkani Perëndimor-BE, për ta parë rrugën përpara në këtë drejtim. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img