3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

E pabesueshme në Itali, vrasësi i gruas lirohet në arrest shtëpiak sepse nuk mund t’i përmbahet dietës në burg

Pas një “debati të parëndësishëm”, Dimitri Fricano goditi me thikë 57 herë të dashurën e tij mëngjesin e 11 qershorit 2017 teksa ishte me pushime në Sardenjë.

“Ajo më ofendoi për bukën dhe më pas më goditi në kokë. Kështu që unë e vrava atë” kishte thënë ai para gjyqit.

Vendimi për dënimin me 30 vjet burg për Fricano u bë i formës së prerë në prill 2022. Por tani gjykata është e mendimit se gjendja e tij shëndetësore jashtëzakonisht e komplikuar dhe nuk përputhet më me regjimin e burgut. Gjyqtarët kanë vendosur se ai ka nevojë për trajtim.

Ndërsa Fricano peshonte 120 kilogramë kur u pranua, tani ai peshon 200 kilogramë. Ai gjithashtu pi 100 cigare në ditë.

Sipas Gjykatës së Mbikqyrjes së Torinos, kuzhina e burgut Le Vallette nuk i siguron të burgosurit vakte me pak kalori, ndaj nuk mund të ndjekë dietën e parashikuar për të. Në burg ka edhe “barriera arkitekturore” që e vështirësojnë lëvizjen e tij.

Për shkak të obezitetit dhe kufizimeve të tij funksionale si rezultat i një sëmundjeje nervore, Fricano nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e tij të përditshme në mënyrë të pavarur.

Ai tani do të kujdeset në shtëpi në të ardhmen, me të afërmit dhe miqtë që do ta mbështesin për të gjitha nevojat e tij të përditshme./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img