1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria: Kabashi kishte deklaruar se kishte parë persona të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës në ’98-ën

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka prezantuar një përmbledhje të deklaratës së dëshmitarit Shefqet Kabashi të dhënë më 11 dhe 14 mars 2005, në çështjen gjyqësore ndaj Fatmir Limajt.

Sipas prokurorit, dëshmitari kishte deklaruar se nga prilli deri në korrik të vitit 1998 kishte parë dhe mësuar për persona të cilët kanë qenë të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës duke përfshirë Jah Bushatin, Idriz Balajn e Pal Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kur Jabllanica u sulmua, dëshmitari dhe bashkëluftëtaret e tij u tërhoqën. Në periudhën nga prilli deri në korrik 1998, dëshmitari pa dhe mësoi për person të cilët që përfshinin edhe spiun të pretenduar dhe bashkëpunëtor të pretenduar, të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës. Në Jabllanicë, të ndaluar kishte ndër të tjera edhe Jah Bushati, Pal Krasniqi të cilët ishin keqtrajtuar, përfshirë gjithashtu edhe Idriz Balajn dhe të tjerët”, tha prokurori duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të dëshmitarit.

Sipas kësaj përmbledhje të lexuar nga prokurori, dëshmitari kishte shkuar që të kyçej në UÇK në fillim të prillit 1998, por që nuk u lejua.

“Deklarata sipas rregullës 154 përbehet nga dëshmia e tij në çështjen Limaj dhe të tjerët me datë 11 dhe 14 mars 2005. Rreth 9 prillit 1998 dëshmitari shkoi në Jabllanicë për tu kyçur me UÇK-në sepse dëshironte të luftonte për popullin e vetë. Ai nuk u lejua që të kyçej menjëherë. Dëshmitari beson se UÇK-ja së pari kontrolloi historikun e tij për tu siguruar që nuk kishte bashkëpunuar me armikun. Pasi shkoi në Shqipëri për të mbledhur armë dhe pasi mori pjesë në luftimin në Sermjan, dëshmitari kërkoi serish që të kyçet në UÇK-në në Jabllanicë. Lah Ibrahimaj ra dakord dhe i dha një armë dëshmitarit dhe e dërgoi atë në kazermë e cila gjendej në fund të fshatit në një kompleks. Lah Ibrahimaj i cili ndryshe njihej si ‘magjupi’ ishte komandanti më i lartë i UÇK-së në Jabllanicë. Dëshmitari së pari ka qenë pjesë e një njësiti që ka qenë pjesë e kompleksit të kazermës së Jabllanicës”, tha prokurori.

Prokurori theksoi që sipas kësaj përmbledhje, dëshmitari ishte kyçur në njësitin e Alush Agushit në korrik të 1998-tës.

“Në korrik të ’98-tës ai u kyç në njësitin 192 ose njësit të Malës i cili drejtohej nga Alush Agushi që njihej ndryshme me nofkën “Mala” në njësitin 192, dëshmitari u  zhvendos dhe shkoi në vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe malet e Berishës në fund të korriku 98-tës. Detyra e tyre ishte që të ndihmonin forcat e Fatmir Limajt që njihet ndryshe si “Çeliku”, tha prokurori.

Tutje, prokurori shpjegoi se si Kabashi kishte deklaruar për urdhrin e marrë nga Alush Gashi për vrasjen e Rrok Berishës.

“Në tetor të 98-tës Alush Agushi i dha dëshmitarit urdhër që të vriste Rrok Berishën që ishte aktivist i LDK-së, kur u pyet, Agushi i shpjegoi dëshmitarit që Rrok Berisha ishte përgjegjës për ofensivën në Lugën e Baranit. Dëshmitari nuk e zbatoi urdhrin, e informoi Rrok Berishën për urdhrin dhe u kthye në shtëpi”, tha prokurori.

Duke lexuar përmbledhjen prokurori tha se dëshmitari ishte arrestuar nga autoritetet serbe dhe ishte mbajtur në burg me shumë se 3 vite e që ishte keqtrajtuar.

“Në dhjetor të 1998-tës, Policia arrestoi dëshmitarin. Ai u ndalua nga autoritetet serbe për më tepër se 3 vjet në burgun e Pejës, Dubraves, Lipjanit dhe në fund në Nish. Ndërkohë që ishte ndaluar në burg, dëshmitari ishte keqtrajtuar dhe ishte rrahur në mënyrë të vazhdueshme. Në dëshminë e tij në çështjen Limaj në 2005, dëshmitari shpjegoi se kërkoi masa mbrojtëse se është quajtur tradhtar dhe anëtarët e familjes së tij janë kërcënuar”, tha prokurori.

Veç tjerash, prokurori pyeti dëshmitarin se pse Alush Agushi  e kishte zgjedhur atë për të ekzekutuar urdhrat e tij, ndërsa dëshmitari tha se ai besonte që do i zbatonte urdhrat e tij pa problem.

Kabashi tha se nuk besonte kurrë që Alush Agushi do të jepte ndonjë urdhër të tillë.

“Ndonjëherë duhej që të shkoje dhe të merreshin armë dhe atyre iu duhen njerëz që kishin më shumë kurajo. Nuk do them që isha më i miri por unë kam shkuar të marrë armë dhe njëherë Alush Agushi  me tha që ka ca armë nga Drenica që janë rreth e çark shpisë time, por që nuk mund t’i sjell askush dhe me kërkoi se a është e mundur që t’i marrësh ato armë dhe t’i sjellësh, por të sigurohesh që nuk të kapte askush. Ajo që bëra unë është që i mora ca anëtarë të familjes dhe disa shok të mi në Drenicë i morëm armët dhe ia quam UÇK-së. Nga përvoja që kisha në luftë dhe gjithashtu në supën e Senjanit që kemi pasur një luftim me serbet, kisha eksperienca aty dhe isha i afërt me atë. Kur nuk ishte ai aty, ai ma linte përgjegjësinë e njësitit dhe besonte që do t’i zbatoja urdhrat e tij pa problem. Megjithatë nuk besoja kurrë që do të me jepte një urdhër të tillë”, tha Kabashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img