0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kurti po bën Super-Zajednicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që kryeministri Albin Kurti është duke bërë Super-Zajednicë.

Madje Krasniqi ka thënë që Kosova dhe Serbia deri tash nuk kanë nënshkruar marrëveshje, dhe se ato të kaluarat kanë qenë vetëm inicializime.

“Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është Super-Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurt që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, idetë e kaluara të asociacionit kanë qenë tërësisht pa kompetenca ekzekutive.

Në momentin që është bërë Kurti, kryeministër qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtar ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Politiko”.

“Sipas tij pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor por me arritë një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndersjelltë, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në asociacion, në autonomi. “

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img