14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në Portugali, merr pjesë në një samit, takon zyrtarë portugezë dhe përuron shtatoren e Nënës Terezë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar për vizitë pune në Portugali.

ZPRK ka njoftuar se Osmani do të takohet me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin Antonio Costa.

Osmani do të jetë folëse në Ëeb Summit bashkë me delegacionin e bizneseve kosovare në fushën e ICT’së.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa.

 

Me ftesë të Ëeb Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img