14.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Hysaj: Kjo është mbrojtja më e mirë që kemi pasur ndonjëherë në kombëtare

Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Moldavisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Në lidhje me këtë përballje, Elseid Hysaj theksoi se dy sfidat e fundit janë si finale për Kombëtaren.

Përsa i përket Moldavisë, mbrojtësi kuqezi vlerësoi ekipin moldav si një kundërshtar shumë të fortë, pasi ka pësuar vetëm një humbje.

Më tej Hysaj tha se kjo fushatë kualifikuese ka qenë fantastike për kuqezinjtë dhe vlerësoi repartin e prapavijës.

“Normal që janë dy finale për ne,  por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një ndeshje e rëndësishme dhe janë në skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve si Kombëtare”, është shprehur Hysaj për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tutje, ai u pyet nëse sfida me Moldavinë, a ngjason me Armeninë?

“Kanë lidhje, por siç e dimë si ndeshje duket më e thjeshtë sepse na duhet vetëm një pike, por të themi të drejtën është një ndeshje me peshë, sepse në qoftë se fitojmë do të jemi të kualifikuar dhe mund të kthehemi me një gëzim të madh në Shqipëri ndërsa po humbëm do jetë një presion më shumë për ne dhe do të kthehemi në Shqipëri për të luajtur ndeshjen e fundit. Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen, sepse duhet të kthemi me gëzim dhe ta shijojmë këtë sfidë”.

Kapiteni kuqezi u përgjigj edhe në lidhje me kritikat që është ballafaquar.

“Kritika mund të kem sepse gjithë jetën kështu kam dëgjuar, por nuk është problem sepse  rëndësi kanë rezultatet dhe ku jemi. Kemi mundësi të shkojmë në Europian dhe të shkojmë në Gjermani kjo është më e rëndësishme, pastaj kritikat janë pjesë e lojës mund të vijnë  dhe do të jenë aty gjithmonë”.

“Është një ndjesi e bukur kur kujtojmë ato momente të 2016, nuk mund t’i harrosh. Shpresoj që t’i shijojnë edhe djemtë e tjerë dhe ne bashkë me shokun tim të vjetër Berishën. Është një kënaqësi, duhet të shkojmë atje me vëmendjen e duhur dhe të vijmë me fitore në Shqipëri”.

Në prag të dy sfidave jeni më të motivuar apo më shumë në presion?

“Ne duhet të jemi të rritur në mentalitet, sepse nuk duhet ta shohim si presion. Duhet të jetë një mundësi për ne duhet ta shfrytëzojmë,  e dimë që do të jetë e vështirë, por ne punojmë për këto ndeshje dhe duhet të jemi gati”.

Ai më tej edhe për mbrojtjen e kombëtares shqiptare.

“Ne e kemi pasur gjithmonë mbrojtjen e fortë dhe në Europianin e kaluar. Por normal statistikat flasin vetë dhe nëse statistikat thonë që kjo është mbrojtja më e mirë dhe unë besoj të njëjtën gjë, është mbrotja më e mirë që kemi pasur ndonjëherë në Kombëtare”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img