Ambasadori i Kosovës, në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, është pritur në Dhomën e Komunave, nga deputeti britanik Sir, Gavin Williamson.
Të dy, diskutuan për çështje të rëndësisë globale, specifikisht zhvillimet në Kosovë, përfshirë sigurinë dhe progresin demokratik.
”Sot, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, u prit në takim nga deputeti The Rt Hon Sir
Gavin Williamson CBE, në House of Commons”.
”Në këtë takim, Ambasadori Kapiti dhe The Rt Hon Sir Gavin Williamson CBE diskutuan për çështje të rëndësishme globale, me fokus të veçantë në zhvillimet në Kosovë, duke përfshirë sigurinë, ekonominë dhe progresin demokratik”.