-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pas djegies së veturës së Miletiqit: Po synohet pengimi i integrimit të serbëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Osmani tha se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Miletiqit iu djeg mbrëmë një pjesë e veturës, ku sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshanit, arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img