-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ATK: 8.1 milionë euro tatimi shtesë nga hetimet tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës ka arritur arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese.

“Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.

Funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë  që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore. Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatim”, thuhet në njoftimin e ATK’së.

Njoftimi i plotë:

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK ka një rol kyç në sigurimin e barazisë mes bizneseve, si dhe mbrojtjen e sistemit tatimor nga çdo individ a biznes të cilët qëllimshëm i shmangen detyrimeve tatimore. Brenda 10 muajve të këtij viti DHTI ka arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022. Përderisa, vlera e shmangies tatimore me ndëshkime është konstatuar 4.3 milionë euro, që thekson vigjilencën e shtuar të hetuesisë tatimore krahas vitit 2022 që ishte 3.7 milionë euro.

Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese. Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.

Funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë  që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore. Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatim

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img