Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ai ka thënë pas takimit se do të përkushtohet për përmirësim të marrëdhënies në mes të dyja vendeve.
“I konfirmova z.Maqedonci se me përkushtim do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari”, ka shkruar Malaj.