14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit.
Në ditën botërore të kësaj sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka tërhequr vëmendjen se diabeti mund të çojë në komplikime serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, nëse ai nuk zbulohet dhe trajtohet herët.
ISHP thotë se 1 në 10 të rritur në mbarë botën ka diabet.
Mbi 90% kanë diabet të tipit 2, teksa gati gjysma nuk janë diagnostikuar ende.
Në shumë raste, diabeti i tipit 2 dhe komplikimet e tij mund të parandalohen duke adoptuar dhe mbajtur zakone/stil jete të shëndetshme.