Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mendon që nuk është e drejtë që të mos pranohet progresi që ka shënuar Kosova.
Ai ka përmendur disa nga “arritjet” që ai mendon se duhet të pranohen.
“E kam mirëpritur statusin e kandidatit për BeH dhe Gjeorgjinë dhe fillimin e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë, por mendoj që nuk është e drejtë që mos të njihet se çka ka bërë Kosova. Psh, sipas Freedom House, Transparency International, Ëorld Press Freedom Index, Reporters ëithout Borders, Ëorld Justice Project, Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor sa i përket të drejtave politike, lirive civile, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe përveç kësaj kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja dhe kemi rritur të ardhurat nga taksat në dy vitet e fundit. Kemi rritur punësimin për 17 për qind në 31 muaj. Ne vetëm duam që ata të njohin progresin tonë, të na japin statusin e kandidatit dhe më pas me shumë durim do të përgjigjem në secilën pyetje që Komisioni Evropian që një ditë t’i bashkëngjitkemi BE’së , unë dua që sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai për televizionin austriak ORF.