-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Për tre muaj u realizuan mbi 200 vizita mjekësore shtëpiake

Vetëm gjatë tre muajve të fundit në komunën e Prishtinës janë realizuar brenda ditës rreth 200 vizita mjekësore shtëpiake, të cilat për arsye të moshës ose edhe të gjendjes shëndetësore nuk kanë mundur t’i marrin shërbimet shëndetësore në qendrat e mjekësisë familjare. Kështu thanë për Radio Kosovën nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës. Megjithëkëtë, Radio Kosova ka vërejtur se në shumë raste ka hezitim për të dhënë këtë shërbim.

Çdo qytetar i komunës së Prishtinës, i cili ka nevojë për shërbime shëndetësore shtëpiake e në pamundësi që këto t’i marrë në qendra të mjekësisë familjare, mund t’i marrë në shtëpi përmes katër ekipeve mjekësore në komunën e Prishtinës. Këtë për Radio Kosovën e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se vetëm gjatë tre muajve të fundit janë realizuar mbi 200 vizita ditore që marrin këto shërbime

“Vizita shtëpiake, aplikim të terapisë, aplikim të kateterit, matje e shtypjes së gjakut, matje e parametrave vitalë, pastrim të plagëve dhe të gjitha shërbimet shëndetësore që një qytetar ka nevojë t’i marrë në shtëpi qoftë për arsye të moshës ose gjendjes shëndetësore që nuk mund t’i marrë në qendrat familjare në kryeqytet”, tha ai.

Një qytetare, në kushte anonimiteti, ka thënë për Radio Kosovën se kur kanë pasur nevojë për këtë shërbim, nuk e kanë marrë në kohën e duhur, “Pa marrë ndonjë sqarim shtesë nuk mund të vijmë”, është shprehur qytetarja.

Radio Kosova ka kontaktuar disa qendrat e mjekësisë familjare, të cilat na orientuan drejt linjës për shërbime shtëpiake.

Për shërbim shtëpiak shëndetësor duhet t’i drejtoheni linjës 194.

Pasi që kontaktuam linjën e lartcekur, zyrtarët shëndetësorë thanë se nuk e dinë se a mund të vijnë dhe për sa kohë munden, madje nga kjo linjë deklaruan se nuk mund të vijnë për aplikim të terapisë.

E në anën tjetër, Drejtoria për Shëndetësi bën me dije se ky shërbim vazhdon të jepet 12 orë në ditë, në shtatë ditë të javës dhe brenda ditës arrijnë të kryhen mbi 200 shërbime shtëpiake në komunën e Prishtinës.

Radio Kosova ka kërkuar nga kjo komunë listën e vizitave në shtëpi për tremujorin e fundit, por për një gjë të tillë nuk ka përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img