Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova tha se drafti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është punuar nga ekspertë anglo-saksone të cilët e kanë plotësuar marrëveshjen nga Brukseli me disa detaje.
Ajo në emisionin Iza vesti foli edhe për deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, i cili ka thënë se dokumenti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Si do të përshtatet ai komunitet në Kushtetutën e Serbisë, ku janë ekspertët e shtetit serb për të na shpjeguar se çfarë po ndodh me Kushtetutën e Serbisë. Ku është kushtetuta e Serbisë? Në betimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si do ta pranojë Kushtetuta e Serbisë Asociacionin, si do të integrohet institucionalisht dhe nëse do të integrohet”, pyeti Rada Trajkoviq.
Siç deklaroi ajo, Serbia tani ka për detyrim aktin e pranimit të disa gjërave që kënaqin shqiptarët.
“Vuçiq pranoi integritetin territorial të Kosovës, tani edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Ai pranon gjithçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, tha ajo.
Sipas saj, Vuçiq është duke punuar në një dokument që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën dhe në çdo gjendje normale do të duhej t’i bartë pasojat.