-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Forcat izraelite të Mbrojtjes ngrenë flamurin izraelit në “parlamentin” e Hamasit në Gaza

Hamasi po humbet gjithnjë e më shumë terren në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite marshon në qytet duke shkatërruar bazat dhe strukturat e organizatës islamike palestineze.

Pak përpara se Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad të deklaronte se Hamasi kishte “humbur kontrollin e Gazës”, ushtarët e IDF, sipas mediave lokale, kapën të ashtuquajturin “parlament të Hamasit” në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit .

Hamasi ka “humbur kontrollin e Gazës” dhe militantët “po ikin në jug”, ka pohuar ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, teksa lufta me grupin hyn në javën e saj të pestë.

Civilët “po plaçkisin bazat e Hamasit” dhe “nuk i besojnë më qeverisë” që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pandërprerë nga Izraeli, siguroi ministri në një video-mesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha më herët një batalioni të forcave të ushtrisë izraelite se lufta e sotme në Gaza do të jetë një “luftë deri në fund” dhe jo një raund tjetër luftimesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img