Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi sot i ka dorëzuar presidentit Emmanuel Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij.
Halimi i dorëzoi letrat kredenciale në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Elysee.
Në platformën X, Halimi ka publikuar disa fotografi me presidentin Macron.
Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë ambasadat e tyre në vendet përkatëse dhe bashkëpunojnë në disa fusha.