15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet arsyeja e rikthimit në paraburgim të Lizës, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

Gjykata e Apelit në Prishtinë më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim  të dyshuarin për vrasjen e policit Triumf Rizës, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”, i cili paraprakisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishte liruar nga paraburgimi duke iu zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të dorëzanisë në shumën 100 mijë euro.

Ilir Abdullahu dyshohet për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje me Enver Sekiraqën, Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim Abdullahun.

Në vendimin e Apelit, thuhet se është aprovuar ankesa e Prokurorisë Speciale, për ndryshimin e aktvendimit të Themelores.

“1.APROVOHET ankesa e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special…. të dt.27.10.2023, dhe ndaj të pandehurit I.A ashtu që ll. CAKTOHET paraburgimi kundër të pandehurit I.A”, thuhet në vendimin e Apelit, raportoi sot Betimi për Drejtësi.

Në gjetjet e Apelit, thuhet se Themelorja  nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme proporcionaliteti dhe përshtatshmërisë, kur ka zëvendësuar masën e paraburgimit me atë̈ të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro, duke e konsideruar si vendim jo të drejtë dhe jo të ligjshëm.

Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro. Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023 ishte në arrati mbi 10 vite dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it. 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img