3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me 27 vite burgim për vrasjen e dajës së tij në Gjilan, dy të tjerët me 24 dhe 15 vite

Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Bakush Veselit, si dhe për armëmbajtje pa leje. Veseli ishte daja i Jakupit, tanimë i dënuar më 27 vjet burgim.

Ndërsa, Afrim Ismajloviq dënohet me 24 vite burgim për vrasjen e rende te Bakush Veselit, si dhe për armëmbajtje pa leje, raporton RTV Dukagjini

Ndërkaq, Faton Osmani dënohet me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të ngritur më 30 shtator 2022, Lirim Jakupi dhe Afrim Ismajloviq akuzoheshin se më 12 shtator 2021, rreth orës 19:42 minuta, në kafenenë “Cafe Bar “Premium” në rrugën “Villiam Shekspir” në Gjilan, pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Bakush Veslei., nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafene dhe afërsi të tani të ndjerit.

Sipas aktakuzës bashkërisht kanë ardhur me veturën e markës “Audi A3”, të cilën po e drejtonte tani i pandehuri i tretë Faton Osmani, ndalen tek marketi “Korqa” dhe nga automjeti dalin dy të dënuarit (Jakupi dhe Ismajloviq) të armatosur me armë dhe nisen në drejtim të kafenesë dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen në shpejtësi tani të ndjerit Veselit, i cili ishte në shoqëri edhe me dy persona të tjerë ulur në karrige dhe po bisedonin, dhe me atë rast aty me shpejtësi arrijnë dy të pandehurit me armë në dorë dhe nga distanca prej rreth një metër, i pari shtie i pandehuri me pistoletë të kalibrit 9 mm, duke i zbrazur tetë fishekë dhe në vazhdim edhe i pandehuri tjetër, me revole të kalibrit 7.65 mm, duke e goditur me gjashtë plumba, në pjesë vitale të trupit.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img