Numri i inspektorëve të punës gati është trefishuar.
Kështu bëri të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Murati tha se nga viti i kaluar janë rekrutuar edhe 38 inspektorë të punës.
“Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve. Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin”, tha Murati.
“Vazhdojmë!”, shtoi ai.