Partie Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë, duke vendosur flamuj me hartën e “cunguar” të Kosovës duke paraqitur komuna që pritet të jenë pjesë e Asociacionit, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni
Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata nuk ua dhanë duke u përleshur me Policinë.