6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes së Turqisë, flasin për “mundësitë e shumta për bashkëpunim”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Turqisë është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Gjatë këtij takimit siç thuhet në komunikatë, ministri Sveçla ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën, si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballen të dy vendet.

Në këtë takim, ministri Sveçla ka potencuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri, si dhe rëndësinë për përkrahjen e partnerëve tanë në këtë aspekt.

Gjatë vizitës në Turqi, ministri Sveçla ka zhvilluar takim edhe me homologun e tij, Ali Yerlikaya.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img