Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve me sektorë të ndryshëm në vend, organizon tryezën e radhës që për temë ka “Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.
Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës dhe kryetarë komunash.
Këtë e bën të ditur AAK-ja në një njoftim për media.
Tryeza mbahet sot, duke filluar prej orës 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell IndeksOnline.