Ish ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Enver Hoxhaj, ka reaguar për vdekjen e ish kryediplomatit çek, Karel Schwarzenberg.
Ai ka thënë se Schwarzenberg do të mbahet mend si ministri i jashtëm dhe ndihmësi i presidentit Havel që njohu paavrësinë e Kosovës.
“Kosova ka humbur një mik të dashur dhe Evropa mban zi për vdekjne e besimtarit të vendosur, Karel Schwarzenberg. Ai përgjithmonë do të mbahet mend në Kosovë si ai që si ministër i jashtëm dhe ndihmës i besuar i presidentit Havel, njohu pavarësinë e Kosovës. Prehu në paqe, mik i dashur!”, ka shkruar Hoxhaj.