7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria serbe thotë se është duke mbledhur dëshmi për Radoiçiqin dhe të tjerë

Zyra e prokurorit të lartë publik në Serbi ka thënë se është duke kryer hetim lidhur me rastin e 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Nga kjo zyrë për N1 kanë konfirmuar se janë duke mbledhur dëshmi ndaj organizatorit kryesor, Milan Radoiçiq por edhe të tjerëve.

Zyra e prokurorit i akuzon ata për “kryerje të veprimeve që kanë pasur qëllim kryerjen e veprimeve kriminale, posedim, bartje e municionit dhe substancave ekskpozive”.

Kur ka kaluar një muaj e gjysmë prej rastit të agresionit, Radoiçiq është intervistuar nga prokurori në Beograd, pak ditë pas rastit, kur u identifikua nga autoritetet e Kosovës se ka qenë organizator dhe pjesëmarrës i sulmit në Banjskë.

Më 3 tetor ai ka mohuar akuzuat e ngritura ndaj tij, por që ka pranuar se ka qenë në Banjskë. Gjithashtu një ditë pas është refuzuar edhe një kërkesë që ai të mbahet në paraburgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img