-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Është dokument i Kosovës”: Pse kërkesa e Kurtit që Asociacioni të nënshkruhet nga Serbia është e gabueshme?

Kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që draft-statutin e Asociacionit të nënshkruan edhe Serbia po konsiderohet si e panevojshme. Opozita dhe njohësit e rrethanave politike në vend e kanë vlerësuar si të çuditshme këtë kërkesë.

Ata kanë bërë me dije se dokumenti në fjalë është dokument i brendshëm i Kosovës dhe për të nuk do të duhej nënshkrimi i Serbisë.

Sipas tyre, nënshkrimi në këtë dokument do ta bënte Serbinë palë për një çështje të brendshme të Kosovës.

Ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se kërkesa e Kurtit nuk është e zgjuar.

Këmbëngulja për të nënshkruar një marrëveshje për një statut me Serbinë nuk është e zgjuar. Ky është dokument i brendshëm dhe çështje e brendshme për Kosovën. Mos e bëni Serbinë një palë të interesit ligjërisht për çështjet që lidhen me statutin e ASMM. Përqendrohuni në rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe të prishura me aleatët tanë kryesorë perëndimor.”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në platformën “X”.

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar këtë kërkesë të Kurtit.

Ai ka thënë se nuk mund ta kuptoj kërkesën e kryeministrit.

Kosova e ka pranu marrëveshjen, e ka pranu Asociacionin, por po kërkon edhe nënshkrimin. E ka pranu, por po kërkon edhe më bindëse pranimin, edhe me u nënshkru. Për shembull, Kurti në këtë rast, s`po e kuptoj pse e kërkon ai nënshkrimin e Vuçiqit në Asociacion të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon”.

Sipas tij, kërkesa për nënshkrimin e Serbisë në këtë dokument është e palogjikshme.

Ai është dokument i Kosovës. Mendoj që është veç fuqizim i rolit të Serbisë në Asociacionin. Pa nënshkrimin e Vuçiqit, vetëm me procedurën e brendshme të Kosovës, ai është prapë veprim i Kosovës, është akt i caktum i Kosovës. Nuk e kuptoj fare logjikën e Kurtit që me e ftu Vuçiqin me nënshkru një produkt që na e krijojmë në Kosovë. Nuk po e di ku e ka qëllimin“, ka thënë Haradinaj.

Kurse, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se nënshkrimi do ta fuqizonte ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Asociacioni është çështje unilaterale e Kosovës, kjo domethënë që nënshkrimi i Vuqiçit ju vyn vetëm nëse duan që Serbia me pas hise në këtë marrëveshje!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Çka ka thënë Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar ka raportuar në Kuvend të Kosovës për draftin e Asociacionit, të cilin e ka pranuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe diplomatike.

Edhe para deputetëve, ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se drafti bëhet i vlefshëm vetëm nëse atë e nënshkruan edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Madje, ai ka kritikuar opozitën duke thënë se me ta Serbia ka qenë e gatshme të nënshkruaj.

Unë nuk e kuptoj presidentin e Serbisë që ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Asociacionin me dy kryeministra të Kosovës, pse nuk e bën të njëjtin gjë tash me mua? Serbia ose ta pranojë nënshkrimin ose të pranojë që nuk është e interesuar për një Asociacion. Më 26 tetor ka treguar se nuk është e interesuar për një Asociacion”, ka theksuar Kurti.

Ai ka ironizuar me PDK-në dhe LDK-në, duke i pyetur ata se si ta bind Vuçiqin për nënshkrim.

Ai ka nënshkruar edhe me LDK-në edhe me PDK-në, aman tregomëni qysh ia keni bërë ju që ai nënshkruante me juve. Me mua po ik s’po nënshkruan. Me dialogun e juaj ai ishte konstant, e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, e tash ne jemi konstant e në Serbi mbahen zgjedhje”, është shprehur Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img