-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mjekët e Brighton i zbuluan problemin në zemër në vitin 2017, ja historia e dhimbshme e Dwamena

Raphael Dwamena e donte aq shumë futbollin, saqë sfidoi dhe mjekët të cilët disa herë ja ndaluan që të vijonte karrierën në fushën e bleretë.

Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier Ligën angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich-un për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij. Në këtë mënyrë ai mbeti në Zvicër.

Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brighton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll. Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjekësore, mjeket i sugjeruan Duamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.

Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020. Pas kësaj, karriera e ganezit do të vijonte në Danimarkë, ku nënshkroi për Vejlen. Pasi debutoi me gol në 2020, ai luajti edhe katër ndeshje të tjera, përpara se mjekët ta ndalonin të luante për shkak të problemeve në zemër.

“Zoti gjithmonë ka menduar mirë me mua”, tha Duamena asokohe, duke shpjeguar se ngjarja erdhi si pasojë e goditjes që i dha defibrilatori. Edhe mjekët më pas konfirmuan se goditje të tilla nuk ishin të rrezikshme për jetën e lojtarit, ndonëse më e mira do të ishte që ai të mos luante futboll sërish.

Për shkak të gjendjes së zemrës dhe disa matjeve shqetësuese, Vejle konfirmoi më 26 tetor 2020, se Duamena nuk mund të luante për një periudhë. Pavarësisht shqetësimit të mjekëve, ganezi nuk hoqi dorë nga futbolli. Ai u rikthye në Austri duke nënshkruar me Blau-Veis Linz më 25 qershor 2021. Megjithatë, dy muaj më vonë, Duamena do të pësonte tronditjen e parë të vërtetë. Ai u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Austrisë kundër TSV Hartberg dhe u shtrua në spital më pas.

Dashuria dhe pasioni i tij për futbollin bënë që të mos hiqte dorë nga ky sport. Në janarin e vitit 2023, Duamena nënshkroi për një klub të vogël zviceran të kategorisë së pestë, BSC Old Boys. Atje ai realizoi tetë gola në 11 paraqitje, përpara se të mbërrinte në Shqipëri tek Egnatia.

Në sezonin e tij të parë në Shqipëri, ai realizoi 11 gola dhe shtatë asistime në 18 paraqitje në Superiore, si dhe një gol dhe dy asistime në gjashtë ndeshje në Kupë. Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img