-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zogaj, Muratit: Ju si Qeveri s’e keni ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuar më shumë në rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, sesa vet komuna.

Zogaj është shprehur se qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën,

“Z. Ministër Manipulues Murati, Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë”.

“Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht! Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!! Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img