-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryqi i Kuq: Sistemi shëndetësor i Gazës në “pikë pa kthim”

Sistemi shëndetësor i Gazës e ka kaluar “pikën pa kthim”, tha Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq (ICRC) në një deklaratë të premten.

“I stërngarkuar, me furnizime të pakta dhe gjithnjë e më i pasigurt, sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza ka arritur një pikë pa kthim duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve të plagosur, të sëmurë dhe të zhvendosur,” paralajmëroi ICRC, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Sulmet e fundit ndaj objekteve dhe personelit mjekësor” i kanë dhënë një “goditje të rëndë” sistemit të kujdesit shëndetësor në Gaza, “i cili është dobësuar rëndë pas më shumë se një muaji luftime të rënda”, sipas grupit.

ICRC theksoi situatën në “spitalin më të madh të referimit në Rripin e Gazës”, Spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img