Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se “ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por s’ka vdekur”.
Murati ka thënë se Kurti për Asociacionin në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur.
Ai tutje ka thënë se nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, atëherë s’po dihet se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht.
“Kryeministri sot paska thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por nuk ka vdekur. Ndërsa për projektin e asociacionit në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur! Nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, ne sot nuk po e dimë se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht?”, ka shkruar Murati.
https://www.facebook.com/valon.murati/posts/10161422630512340?ref=embed_post