6.3 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Buy now

spot_img

Pa kaluar 2 muaj nga Banjska, Vuçiq i thotë O’Brienit se “po avokon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin e DASH për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Siç ka shkruar kreu i shtetit serb, me O’Brien kanë folur për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Siç pretendon Vuçiq “Serbia po avokon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe se po lufton për ruajtjen e jetës së serbëve në Kosovë”, shkruan Express.

Këtë deklaratë kreu i shtetit serb e ka bërë kur s’kanë kaluar as plotë 2 muaj nga sulmi në Banjskë, që u krye me armë të ushtrisë serbe dhe nga top-zyrtari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Një bisedë e dobishme me të dërguarin e Departamentit të Shtetit James O’Brien për të gjitha çështjet e rëndësishme dypalëshe, marrëdhëniet rajonale dhe zhvillimet globale.Është folur edhe për vazhdimin e dialogut në Bruksel, ndërsa Serbia ka theksuar edhe një herë se po lufton për ruajtjen e jetës së serbëve në Kosovë se po avokon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Vuçiq./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img