13.1 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Dogana parandalon futjen ilegale të 65 mijë eurove

Dogana e Kosovës ka njoftuar ka parandaluar futjen ilegale të 65 mijë eurove se në Vërmicë.

Paratë janë gjetur në një automjet me targa të Shqipërisë i cili gjatë hyrjes në Kosovës.

“Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove. Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë së bashku me Policinë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje në njoftim thuhet se paratë janë gjetur në pjesën e bagazhit, ne vendin e destinuar për pajisjet e ndihmës së parë.

“Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, thuhet aty.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img