12.5 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Buy now

spot_img

Ambasadori francez për liberalizimin e vizave: Rrezik nëse s’dëgjohet mesazhi i Macronit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka komentuar deklaratën për vizat të presidentit Emmanuel Macron, në Shqipëri në mes të tetorit.

Ai ka thënë se në rast se nuk dëgjohet këshilla e Macron, mund të jetë rrezik.

“Në këtë fazë, përgatitjet teknike për liberalizimin e vizave më 1 janar po vazhdojnë, por do të ishte me rrezik të mos dëgjohet mesazhi politik i presidentit që sapo përkujtova.”, tha Guerot për Kohën.

“Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti francez theksoi nevojën që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti serb Vuçiq: të dënojë me vendosmërinë më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në kufi. Shpresojmë që të ndriçohet e tëra rreth sulmit të 24 shtatorit dhe autorët e tij të dalin para drejtësisë. Ai kërkoi nga të dyja palët që të angazhohen për riorganizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin e tyre në institucionet kosovare.”, tha gjithashtu ai.

Në anën tjetër, ai është shprehur se Macron ka pritur nga autoritetet kosovare dhe ato serbe të respektojnë fjalën e dhënë.

“Ai ka apeluar në frymën e përgjegjësisë së presidentit serb Vuçiq dhe ka shprehur të njëjtat pritshmëri nga presidenti dhe nga kryeministri i Kosovës. Pikërisht në këtë kontekst ai ngriti edhe çështjen e liberalizimit të vizave, i cili ishte një gjest besimi, por që në këtë fazë nuk ishte reciprok. Prandaj ai priste që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të angazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme.”, tha ai. /Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img