Ushtria izraelite thotë se që nga fillimi i luftës, ka goditur më shumë se 15 mijë objektiva të Hamasit.
Në një postim në Telegram, ushtria deklaroi se 6000 armë, përfshirë raketa anti-tank, raketa dhe municione ishin vendosur në Rripin e Gazës, shkruan Al Jazeera.
“Në ditët e fundit, forcat e kombinuara izraelite kanë vazhduar të godasin objektiva të shumta terroriste në Rripin e Gazës, duke përfshirë qendrat e komandës operacionale, infrastrukturën e terrorit dhe raketave, depot e armëve dhe logjistikës, postet e nisjes, tunelet terroriste dhe terroristë të shumtë të Hamasit”, thuhej në njoftimin e ushtrisë.
Më herët, zyra e mediave e qeverisë së Gazës tha se rreth 29,000 ton eksploziv ishin hedhur në Gaza që nga fillimi i luftës.
Shkatërrimine e Gazës e cilësoi “të paprecedentë”, duke shtuar se më shumë se 50 për qind e banesave të Gazës ishin dëmtuar nga bombardimet./abcnews.al