5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekë Berisha për draftin e Asociacionit: Nga dy faqe, u bë një libër me privilegje shtesë për serbët

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur lidhur me draft statutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha është shprehur se bëhet fjalë për draftin e njëjtë si ai i para 10 vitesh, por që sipas tij, janë shtuar edhe më shumë privilegje për serbët.

“Është marrëveshja e njëjtë që u bë para 10 viteve, veç tash është larg më e mirë ju kanë shtuar edhe disa gjëra tjera, sepse këto marrëveshje shkojnë vetëm duke u bërë më të këqija kur refuzohen. Partia që është në pushtet tash e ka kundërshtuar Asociacionin, sikur të behej atëherë ne do të ecnim përpara dhe nuk do t’i kishim këto probleme. Tash ka edhe disa nene tjera, nga dy flet është bërë një libër me kërkesa për serbët, ju kanë shtuar privilegjet”, ka thënë ai në Radio Prishtina.

Deputeti i AAK-së ka thënë po ashtu se pesë vite pas themelimit të Asociacionit, do të përfundojë mbikëqyrja nga BE-ja dhe sipas tij, kur kompetencat të kalojnë te Qeveria e Kosovës, serbët do të provojnë të krijojnë incidente për të marrë autonomi.

“Unë personalisht ndaras nga partia, mendoj se në të ardhmen, aty parashihet auditimi nga BE-ja për pesë vjet dhe mendoj se pas pesë vjetësh kur të na kalojnë kompetencat te ne do aty të ndodhë diçka, serbët janë të gatshëm, por nuk dihet cilat do të jenë rrethanat në botë, shpresoj që të ndalen këto luftëra, sepse serbet do të provojnë të krijojnë incidente për të krijuar autonomi”, ka thënë Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img