-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Burri ia ndërron çelësin banesës për të mos e lejuar gruan të futet brenda, ajo e denoncon në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 30-vjeçare, e cila ka deklaruar para hetuesve policorë se burri i saj ka ushtruar dhunë psikike dhe më pas ia ka pamundësuar të futet në banesë, e për të mos mbaruar me kaq, nuk e ka lejuar as t’i shohë fëmijët.

Përballë kësaj situate, viktima u detyrua që të raportojë në Polici atë që kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për rastin.

Ndaj tij, vendim të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa gruaja është dërguar në strehimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img