-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtoresha në detyrë e Misionit të USAID në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler dhe zv. drejtori i Projektit “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa” Artan Loxha nënshkruan marrëveshje për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor për Kosovën.

Në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit parashihen aktivitetet e përbashkëta si edhe mbështetja që USAID do të ofrojë për Republikën e Kosovës në marrjen e vlerësimit kreditor.

Marrja e vlerësimit kreditor ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson që investitorët e huaj të kenë një pasqyrë të qartë të mundësive dhe përfitimeve nga investimet që ata bëjnë në Kosovë si dhe rritë besueshmërinë mbi stabilitetin financiar të vendit.

Në veçanti ministri Murati theksoi se “Si Ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Në anën e saj, Monaghan Hogler shprehu se “vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”. Drejtoresha në detyrë znj. Monaghan Hogler gjithashtu theksoi rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.

Gjithashtu, përgjatë këtij takimi u diskutua edhe për projektet aktuale në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Misionit të USAID në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Murati njoftoi Monaghan Hogler lidhur me mbarëvajtjen e Projektit për Qeverisje Ekonomike, Projektit për Integritet Komunal si dhe Projektit për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të USAID.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img