4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon intervistimin si dëshmitare të minsitres Haxhiu për rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, prokurori special Afrim Shefkiu, kërkon që të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit, për shkak të një shkrimi që e ka bërë me datën 5 nëntor 20223, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu ka thënë se është përgjegjësi e prokurorit Afrim Shefku që të tregojë se kush janë vrasësit, ndërkohë që ka thënë se do ta japë dëshminë e saj për këtë rast.

“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.Bashkëngjitur gjeni Autorizimin”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img