Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën mbrëma një shtetas të Shqipërisë në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 30.5 gramë substancë narkotike të llojit kokainë.
Një gjë të tillë e ka njoftuar PK-ja me anë të raportit 24-orësh. Thuhet se me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 30.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë raporti 24-orësh i PK-së.