-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot “hiqet” kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi, bashkohet Prokletija

Një marrëveshje që do të nënshkruhet sot në ora 10:00, do të bëjë bashkimin e bjeshkëve të Plavës dhe Gucisë, Tropojës, Junikut e Deçanit.

Qëllimi i memorandumit të bashkëpunimit është që Prokletija të shpallet park kombëtar dhe ndërkombëtar.

Iniciativa është nisur nga Klubi Sportiv Alpinistik “Hrid”, dhe ka bashkuar kryetarin e Plavës, Gucisë, Tropojës, Junikut, Deçanit dhe përfaqësues të Pejës.

Kjo marrëveshje synon të nxisë më shumë turizmin në këtë zonë.

Të gjithë u dakorduan për bashkëpunim në të gjitha fushat, duke thënë se “kufiri nuk ndan por bashkon”, raporton Radiotelevizioni i Malit të Zi.

Kryetari i Tropojës, Rexh Biberaj, thotë se do ta mbështesë sa më shumë këtë nismë dhe potencialin më të madh e sheh në bashkëpunimin ekonomik me zhvillimin e turizmit malor.

“Më vjen keq që qeveritë tona nuk e panë këtë bukuri që na dhuroi natyra dhe nuk kontribuuan në zhvillimin e këtij rajoni. Ne po i bëjmë thirrje sot nga ky vend që ta bëjnë këtë”, tha Biberaj.

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, thotë se Kosova ka filluar ndërtimin e drejt Prokletijes, të cilën e përkrah edhe qeveria.

“Për të promovuar zhvillimin e turizmit veror dhe dimëror në Prokletije, rrugët janë të nevojshme. Shpresojmë që rruga për në Mal të Zi të përfundojë sa më shpejt”, tha Shehu.

Në takim u bë e ditur se në muajin shkurt, hapi i radhës i përbashkët do të jetë organizimi i manifestimit dimëror në Tromejë “Një ditë, një majë, skiator i tre shteteve”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img